Ashtu siç ishte parashikuar, Greqia pas zjarreve po përballet sot me përmbytje.
Një stuhi shpërtheu papritur rreth orës 13:30 në zonë veriore, duke shkaktuar një sërë problemesh në rrethinat veriore ndërsa niveli i ujit në rrugë u rrit ndjeshëm.
Problematike paraqitet situata në aksionet rrugore në Kifisia, Penteli, Halandri dhe Vrilissia, të cilat janë përmbytur për shkak të prurjeve.
“Zougla.gr” shkruan se, shërbimi Zjarrfikës mori gjithsej 140 thirrje nga qytetarët, të cilët kërkuan ndihmë.