Grave kosovare nuk iu ndahet dajaku as në ditë feste

Në Kamenicë, Prizren e Istog është raportuar për nga një rast të dhunës së burrave ndaj bashkëshorteve të tyre.

Tre të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh të policisë tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa gruaja nga Istogu më pas është dërguar në strehimore.

”I dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima, pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore”, thuhet në raport referuar rastit, njofton policia.

Tutje në raport thuhet se të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.