Gratë “zhduken” nga rrugët e Afaganistanit, meshkujt nuk rruhen më

Qytetarët e Afganistanit po kthehen në punë dhe ka gjithnjë e më shumë makina po shihen nëpër rrugë, por sjellja e njerëzve në Kabul dy ditë pas marrjes së talebanëve filloi të ndryshojë ngadalë.
“Mbrëmë, një grup prej 28 talebanësh të armatosur hynë në hotelin tim dhe kërkuan ushqim, stafi ishte nervoz”, shkruan gazetari i BBC, Malik Mudassir.
“Shikoni. Ne duhet ta sigurojmë këtë vend”, tha menaxheri i hotelit.

“Çdokush mund të hyjë me armë dhe të pretendojë se është taleban, dhe ai mund të jetë një grabitës ose një hajdut. Pse thjesht nuk tregoni kush është kush, kështu që ta dimë kush është taleban dhe kush jo. Ju e dini më mirë se ne”, citohet të ketë thënë ai. Të gjithë talebanët hëngrën ushqim. Më vonë u përpoqa të porosisja diçka për të ngrënë, por stafi tha se talebanët kishin zbrazur gjithçka. “Stafi i meshkujve nuk është rruar në tre ditët e fundit”

Disa ditë më parë ata ishin armiq. Kishte roje me uniformë brenda dhe përreth hotelit për të na mbrojtur nga talebanët. Talibanët janë këtu tani, duke qëndruar jashtë me armë dhe duke hapur dyert e makinave.
Me aq sa mund të shoh, stafi i meshkujve në hotel nuk është rruar në tre ditët e fundit. Dhe i gjithë stafi i grave u largua. Në shërbim, në dhomë – nuk ka më gra, shkruan Mudassir. Muzika gjithashtu është zhdukur. E pyeta një punonjës se për çfarë bëhej fjalë.

Ka shumë më tepër jetë në qytet sesa dje. Trafiku është shumë më i madh, disa dyqane të tjera janë hapur dhe njerëzit po bëjnë punët e tyre të zakonshme. Nuk ka raporte për dhunë në qytet, as zhurmë të shtënash apo helikopterë. Vetëm disa avionë ushtarakë mund të dëgjohen duke fluturuar lart mbi qytet, sipas gazetarit të BBC.
Ndonjëherë ata madje ju pyesin nëse jeni mirë apo keni nevojë për ndihmë

Unë shoh gjithnjë e më shumë talebanë në rrugë. Luftëtarët e tyre erdhën nga pjesë të ndryshme të Afganistanit, shumica prej tyre nga provinca Logar. Ata thonë se janë këtu për të ruajtur rendin.
Ndonjëherë ata madje ju pyesin nëse jeni mirë apo keni nevojë për ndihmë për diçka, shkruan gazetari.
Fola sot me dy shitës ambulantë. Si afganë të varfër, ata thanë se nuk u interesonte se kush ishte në krye, nëse ishin talebanët apo amerikanët.