Gratë shtatëzëna vazhdojnë edhe në 2022-ën të jenë të lira nga puna me prezencë fizike, deri në përfundimin e pandemisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, rikujton se sipas vendimit të Qeverisë, të shpallur në Gazetën Zyrtare, gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe obligimet e punës me prezencë fizike në vendin e punës, deri në përfundimin e Pandemisë me COVID-19, shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përmbajtja e masave është rregulluar me  nenin 13, pika 11 dhe nenin 16 nga Vendimi për rekomandimet preventive, masave të përkohshme, masave të urdhëruara, protokolle, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse COVID-19, shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e zbatimit të tyre, shpallur në Gazetën Zyrtare më 04.11.2020.

Këtë informatë e shpallim pas interesit të shprehur rreth detyrimit për punë dhe obligime të punës me prezencë fizike në vendin e punës, të grave shtatzëna, pas 31 dhjetorit të vitit 2020.
 

Vendimi i Qeverisë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajtur më 03.11.2020, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.