Gratë e PSD-së ia ndërprejnë fjalën Hotit, hedhin letra para tij

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, i është ndërprerë fjala në diskutimin për dialogun që është organizuar nga shoqëria civile.

Dy gra anëtare të PSD-së kanë protestuar duke hedhur letra para tij si shenjë e dhunës ndaj grave. Ato kanë kërkuar që prioritet i kryeministrit të jetë mbrojtja e jetës së grave, sepse siç thanë dialogu me Serbinë do të vazhdojë gjithmonë.

Por, kryeministri tha se ai gjithmonë i ka dalë në mbrojtje kauzës së mbrojtjes së drejtave të grave. Pas këtij aksioni, shefi i ekzekutivit po vazhdon diskutimin për dialogun me Serbinë.