Gratë e mbuluara rikthehen në studion e lajmeve të televizioneve afgane

Pas marrjes së pushtetit nga talibanët, një nga vendimet që i frikësoheshin të gjithë ishte nëse gratë do të ishin pjesë e mediave kryesore në vend. Por pasi talibanët morën kontrollin e vendit në kanalet shtetërore dhe private, si Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV ka pasur një rritje të madhe të komenteve të favorshme për ta duke i lavdëruar për sjelljen e sigurisë dhe unitetit në vend.

Por ditën e sotme, duket se vendimi që gratë mos të jenë pjesë e mediave ka ndryshuar.
Në transmetimin e ditës së sotme, në një nga mediat kryesore në Afganistan ToloNews ka vendosur që një grua të jetë imazhi i ekranit. Kreu i lajmeve Tolo, Miraqa Popal postoi një status në të cilën shihej një prezantuese femër duke intervistuar një anëtar të ekipit të talebanëve live në studio. Ai gjithashtu postoi një foto ku shihej një grua e veshur me hixhab e cila po zhvillonte një takim në mëngjes në redaksi.