Gratë e anëtarëve të ISIS: Koronavirusi është për qafirët dhe jo-myslimanët


Sipas disa grave të militantëve të ISIS që aktualisht jetojnë në kampin al-Hol në veri-lindje të Sirisë të kontrolluar nga kurdët, koronavirusi është i rezervuar për “të pabesimtarët” dhe “jo-muslimanët”.

“Myslimanët nuk do të vdesin nga ky virus, vetëm pabesimtarët do të vdesin. Zoti e ka dërguar ushtrinë e tij. Ky është një nga ushtarët e Zotit, ”thotë një grua.

Kjo pikëpamje është në përputhje me të ashtuquajturën linja e Shtetit Islamik mbi virusin, i cili e sheh pandeminë si ndëshkim hyjnor ndaj “kombeve kryqtare”.

Aymenn Jawad al-Tamimi, një ekspert për grupin toerrorist, vëren se ata i kanë nxitur luftëtarët në gazetën e tyre, Al-Naba, të përdorin përqendrimin e botës mbi virusin në avantazhin e tyre.