“Gratë do të vdesin me ardhjen e talebanëve”, Dafina Zeqiri e prekur nga fjalët e vajzës afgane

Ngjarjet e ditëve të fundit në Afganistan kanë bërë që të reagojë edhe Dafina Zeqiri.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi të një vajze afgane e cila në një video që po qarkullon në rrjete sociale thotë se jeta e saj po shkatërrohet dhe se gratë në vendin e saj, me ardhjen e talebanëve “do të vdesin ngadalë, në histori”.

Zeqiri ka shkruar se duhet të lutemi për të mirën e njëri-tjetrit.
“Lutem për ty”, shkruan këngëtarja.
Theksojmë se në mesin e shumë njerëzve në Afganistan, MPJD-ja ka njoftuar se dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani përderisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti i drejtpërdrejt në mënyrë që tu ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre.