Gratë apo burrat, kush e ka më të vështirë lënien e cigares?

Gratë që u përfshinë në këto studime kishin norma më të larta të obezitetit, depresionit dhe ankthit, në krahasim me burrat, dhe e patën shumë të vështirë ta linin këtë zakon.
Gratë e kanë më të vështirë sesa meshkujt, pavarësisht se pijnë më pak cigare, zbulon një studim i ri.

Hulumtuesit në Francë studiuan më shumë se 35,000 duhanpirës, burra dhe gra, të cilët përdorën shërbimet e ndërprerjes së duhanit, të tilla si produktet zëvendësuese të nikotinës, avullimin dhe seancat e terapisë one-to-one.

Numri mesatar i cigareve që konsumoheshin çdo ditë ishte 23 për gratë dhe 27 për burrat – por 55% e burrave abstenuan nga pirja e duhanit krahasuar me 52% të grave.
Eshtë interesante që rreth 56% e grave kishin një varësi të rëndë nga nikotina, krahasuar me 60% e burrave.