Granit Xhaka bën tatuazh në krah emrin e vajzës së porsalindur

Ai është njëri prej futbollistëve shqiptarë që merr vëmendje sa herë që poston imazhe në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për Granit Xhakën, i cili njëherësh është shumë i afërt me fansat e publikun.
Meqenëse tregon shumë prej gjërave nga jeta e përditshme, ai së fundmi ka vënë në dukje tatuazhin e ri.

Ylli i Arsenalit në një postim që ka publikuar në InstaStory bën të ditur se ka realizuar një tatuazh të ri në krah, emrin e vajzës së porsalindur – Laneya.
Ai dhe partnerja e tij, Leonita Lekaj, u bënë prindër për herë të dytë më 24 prill.
Çifti, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, në vitin 2019 po ashtu mirëpritën një vajzë.