Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 36 vjeçare aktivisti i dalluar nga Gradeci i Gostivarit, Ermir Zulbeari.
I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit i është nënshtruar dhimbjeve nga një parainfrakt në zemër. Mjekët konstatuan që i ndjeri ka qenë i prekur nga virusi korona.
Zulbari kishte lindur me 8 shkurt 1984 në fshatin Gradec ku dhe kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin e Gostivarit ndërsa fakultetin juridik në UEJL – Tetovë.
Në vitin 2010 ishte punësuar në komunën e Vrapçishtit. Krahas angazhimin në punë, Zulbeari ishte aktivist i shquar i sportit. Ka qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi në disa mandate.
Ai do të mbahet mend ndër shokë si dashamir i sportit. Ishte baba i 3 fëmijëve. Para 7 muajve ishte bërë baba për së treti i një vogëlushi të vogël.