Video informacioni i publikuar nga TV Koha për gjendjen në të cilën jetonin 4 fëmijët në fshatin Gradec ka ngjallur reagime të shumta në opinion dhe shumë bamirës dhe shoqata nga të gjitha trojet shqiptare janë ofruar që të ndihmojnë këta fëmijë, informon portali “tetova1”.
Edhe fondacioni “Fundjavë ndryshe” mori përsipër që të organizoj dhe menaxhoj mjetet për ndërtimin e shtëpive për 4 fëmijët nga Gradeci.
Por mbrëmë nëpërmjet një komunikate kanë reaguar Këshilli i Xhamisë së fshatit Gradec dhe shoqata “Gradecarët Për Nevojtarët”. Ata kanë marë përsipër ndërtimin e shtëpisë dhe refuzojnë ndihmesën nga ndonjë shoqatë tjetër jasht Gradecit. Sipas tyre 4 fëmijët janë manipuluar përmes përmes imazheve të modifikuara të TV Kohës!
“Në emër të këshillit të Xhamisë së fsh. Gradec dhe në emër të shoqatës “Gradecarët Për Nevojtarët”, ju njoftojmë se aksionin për ndërtimin e shtëpisë së familjes Ademi, e marrim përsipër NE, dhe njëherit ju bëjm me dije se çdo marrje përsipër e këtij aksioni nga ndonjë shoqatë tjetër jashta fshatit Gradec,
do të refuzohet pasi banorët e fshatit Gradec deri më tani kanë treguar bujarinë e tyre duke ndërtuar 11 shtëpi në këtë fshat edhe kësaj radhe nuk do të ngurrojë për t’i dalë në ndihmë kësaj familje e cila është manipuluar përmes imazheve të modifikuara të televizionit të lartpërmendur. Ndihmat tuaja i mirëpresim në këto adresa:Këshilli i xhamisë f. Gradec 070823177 dhe tek aktivistët e shoqatës “Gradecarët për Nevojtarët: 070731485”, shkruan në njoftimin e publikuar në TV Globi.
Por ndaj kësaj komunikate kanë reagur shumë qytetarë. Në vazhdim ju publikojm disa komente: