Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash, të cilat dyshohet se u grabitën në Rinas. Bëhet fjalë për grabitjen e 9 prillit të këtij viti, ku u morën më shumë se 5 milionë euro dhe mbeti i vrarë Admir Murataj, nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.
Shuma prej 5 mijë euro i është gjetur Elton Piklit. Një tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës. Paratë janë zbuluar nëpërmjet numrave serial dhe i përkasi një banke të një niveli të dytë.
Shumat e parave janë gjetur pas disa kontrolleve të tjera që policia ka bërë në banesat e të akuzuarve për këtë grabitje.