Policia është në kërkim të autorit i cili mbrëmë gr*abiti një barnatore në Çair të Shkupit, ku për pasojë ndërroi jetë pronari i saj nga një su*lmi kardiak që kishte përjetuar menjëherë pasi kishte arritur në objektin ku kishte ndodhur gr*abitja. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po veprojnë sipas ligjit, por nuk japin detaje mbi autorin e kësaj ngjarje të rëndë.
Menjëherë pas de*noncimit së rastit, në vendin e ngjarjes ja ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet sipas ligjit. Në koordinim me Prokurorinë themelori publike në Shkup, po merren masat e mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.
“Barnatorja e cila ndodhet pas meje, mbrëmë është su*lmuar nga një gr*abitës, i cili ka arritur të marrin paratë nga punonjësja. Pasi për këtë është informuar pronari, ai ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes. Por disa minuta më vonë i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.”
Banorët që kanë anketuar mediat shprehen të indinjuar nga ky akt i rëndë, por edhe druajnë për sigurinë e tyre pasi siç thonë nuk është hera e parë që ndodhin vr*asje e in*cidente tjera ku pësojnë njerëz të pafajshëm, e ndërkohë mbeten të pazbardhura.
“Shumë vështirë këtu të ndjehesh i sigurt, Nuk ka pasur siguri as më para, as tani e as që pritet të ketë siguri… Këto janë stimuli më i rëndësishëm për hajnat, që nuk i zbardhin dhe me qëllim disa nuk i zbardhin me qëllim.
“Jo jo, nuk pres asgjë për tu zbardhur këtu. Në këtë shtet vështir se bëhet diçka”. “Kjo është turp për popullin tonë me bë kështu. Me e marr më qaf njeriun kështu. Katastrofë”. “Varfëria dhe mosdija ata e bëjnë, këtë e pret prej asaj”. “Le të jenë gjallë e shëndoshë ata dr*ogirashët, asgjë më shumë, vetëm ata vj*edhin, të tjerët nuk bëjnë probleme”.
Gjatë këtij viti, në rajonin e Çairit kanë ndodhur më shumë gr*abitje ku pa pasur edhe vr*asje, siç ishte ajo e dy të rinjve në lagjen Fush-Tophanë dhe vr*asja e një të riu, një muaj më parë rrugës për në komunën e Shutkës. Megjithatë deri më tani nuk është zbardhur asnjë rast. Nga MPB-ja sikur edhe më parë, thonë se po punohet për kapjen e autorëve.