GRABITËN DYQANIN E CELULARËVE, PLAGOSËN ME THIKË PUNËTORIN, ARRESTOHET NJËRI PREJ AUTORËVE


Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 25-vjeçarit me iniciale K.N. që vodhi pasditen e djeshme një dyqan celularësh dhe plagosi me thikë punëtorin e dyqanit në Kuçovë.

25 vjeçari i dënuar edhe më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, së bashku me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar vodhi nga dyqani 23 telefona celular dhe nje Laptop.

Pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të një automjeti të tipit Benz.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit të shpejtë të policisë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i vjedhjes me pasojë plagosjen, në një dyqan celularësh.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K.N, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë,( i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) punëtorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe një Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit E.I.

Shtetasi E.I ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

•23 aparate celularë të markave të ndryshme.
•1 laptop
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘‘Vjedhje me Dhunë‘‘ , ‘‘Plagosje e lehtë me dashje‘‘, “ Shkatërrim prone“, “Kanosje” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal.