Gostivar,mbahet kolonia e 13 e artit


Dhjetëra piktorë nga vendi dhe shtete të ndryshme të botës, duke filluar nga Amerika, Kanadaja, Franca, Koreja e Ballkani, për gjashtë ditë me radhë, do të qëndrojnë në Gostivar, në koloninë e arteve, të organizuar nga shoqata e piktorëve  Draodrakum.

Kolonia ka filluar me aktivitete të nivelit rajonal, por, në mënyrë graduale është rritur në një koloni ndërkombëtare dhe e nivelit të lartë. Pesë apo gjashtë vitet e fundit, kemi pasur artistë nga e gjithë bota, nga Australia e deri në Amerikë pra artistë që kanë qenë dhe janë të njohur në vendet e tyre pra, nuk janë artistë të rastit por artistë me suksese  në artin figurativ. Edhe sot siç e shihni kemi artistë nga çdo shtet në rajon por edhe në botë”- tha Reshat Ameti, kryetar i shoqatës Draodracum.

Në këtë koloni do të merr pjesë edhe piktori shqiptarë me famë botërore që jeton dhe vepron në Francë, Omer Kalesh.

Kolonia që bëhet në Gostivar më pëlqen shumë. Kjo është hera e 13 që e bën Reshati këtë koloni dhe ka sukses shumë të mirë dhe unë jam shumë i kënaqur që erdha sonte dhe ndodhem në këtë ceremoni”- u shpreh Omer Kaleshi, piktor.

Kolonia e cila do zhvillohet pesë ditët e ardhshme, do përmbyllet, me një ekspozitë me piktura  të zhanreve të ndryshme dhe piktorëve të ndryshëm, që do shfaqet para publikut më 30 gusht në Qendrën për Kulturë në Gostivar.