Gostivarasi nuk ndalon në patrullën e policisë, gjatë ikjes ka hedhur nga vetura një armë automatike dhe një kornizë me dy fishekë

Më datë 06.11.2024, në ora 23:50, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Zdunjës, në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin L.J.(20) nga Gostivari.  Paraprakisht në disa raste nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga zyrtarët policorë, ndërsa para hyrjes së Gostivarit ka hedhur një armë automatike me një kornizë me dy fishekë nga automjeti i tij“Mercedes” me shenja regjistrimi të Gostivarit,të cilën ai e drejtonte.  Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse nga neni 396 i Kodit Penal.