Gostivarasi angazhon një punëtor nga Shqipëria për lyerjen e shtëpisë, pas një konfikti e rreh punëtorin dhe e mbyll në shtëpi

Më datë 04.09.2024, në ora 21:20, në rrugën ,,Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar e kanë privuar nga liria personin B.J.(35) nga Gostivari.  Ai dyshon se rreth orës 16:30 ka sulmuar fizikisht personin A.A. (29) nga Republika e Shqipërisë, i cili ishte duke bërë lyerje në shtëpinë e tij, pas së cilës i ka mbyllur derën dhe nuk e ka lejuar që të largohet.  B.J.  është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.