Gostivar: Vje*dhje të rënda nga tre fëmijë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se janë zbardhur tri vje*dhje në rajonin e Gostivarit. Për vje*dhjet në fjalë janë privuar nga liria katër të mitur.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar ka zbardhë tri vje*dhjet e rënda të raportuara gjatë këtij muaji, dy prej të cilave në shtëpi dhe një në veturë fshatrat e Gostivarit, Senokose dhe Gorjane. Më datë 14 të këtij muaji, tre të mitur nga Senokosi të moshës 14, 15 dhe 16 vjeç janë privuar nga liria dhe për ta janë përgatitur kallëzime përkatëse, për shkak të dyshimit për përfshirje në këto vje*dhje. Përveç tyre, një tjetër i mitur nga i njëjti fshat, i moshës 17 vjeç, dyshohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në vje*dhjet. Ndaj të gjithëve u është shqiptuar masa e kujdesit nga Gjykata Themelore e Gostivarit”, thonë nga SPB-Tetovë.