Gostivar, rrahu bashkëshorten, ndalohet nga policia

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (17-prill) rreth orës 02 e 10 minuta kanë arrestuar 36-vjeçarin L.Sh nga Gostivari, i cili një orë më parë në shtëpinë e tij familjare kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 33-vjeçare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresa përkatëse.