Policia e Gostivarit ka raportuar pë dy raste të kafshimit nga qentë e pastrehë gjatë ditës së diel. Që të dy rastet ndodhen në intervalin kohor prej 10 minutave, njofton Observeri.
Kështu, mbrëmë në orën 23:40, personi S.K. (19) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më herët në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar kishte qenë i kafshuar nga një qen endacak. Sakaq, po të njejtën natë dhjetë minuta pas mesnate, personi M.M. (20) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 23.00 në rrugën “Beliçica” në Gostivar ka qenë i kafshuar nga një qen i pastrehë.