Gostivar, probleme teknike me aparatet “fingerprint”, gjysma e qytetarëve votojnë me formën e vjetër

Nëpër shumë vendvotime në Gostivar, nga numri total i qytetarëve që kanë votuar, gjysma e tyre të drejtën e votës e kanë realizuar me metodën e vjetër pasi aparatet “fingerprint” ose nuk kanë funksionuar ose nuk i kanë lexuar gishtërinjtë e të gjithë qytetarëve. Edhe në vendvotimin 408 i cili ndodhet në shkollën fillore “Goce Dellçe” janë hasur këto probleme teknike. Vlora Horvati nga ky vendvotim sqaron se fluksi më i madh i votuesve vërehet në orët e pasditës.

Teksa shumica e qytetarëve janë ankuar në pritje të gjata për shkak të mos-funksionimit të aparateve “fingerprint”.
“Po kam votuar. Porcesi është pak i ngadalësuar me këtë formë digjitale, pasi duhej dy herë, tre herë ta vendosish gishtin dhe besojë se në ora 18 deri në ora 19 këtu do të ketë tollovi. Presim zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike, pa shatnazhe dhe vjedhje dhe të fitojë ai që është më i miri. Pas këtyre zgjedhjeve presim të ndodhin gjëra pozitive mbi jetesën në përgjithësi, shkollimin. Urojë të jetë më mirë”, deklartoi një qytetarë i Gostivarit.

“Po kam votuar. Te disa disa persona kishte probleme me sinjalizuesin te gishti, te disa jo, as te unë por te tjerët para meje kishte. Besojmë që pas këtyre zgjedhjeve do të bëhet më mirë për Gostivarin. Edhe pse jemi në shekullin XXI akoma nuk kemi rrugë, ujë, kanalizime dhe shpresojmë që këto gjëra gjatë këtij mandati të bëhen”, deklaron një qytetarë tjetër nga Gostivari.