Gostivar – Paditen dy persona, u kapën me kokainë

Prokurori publik i prokurisë publike në Gostivar ka parashtruar akt penal kundër dy persona nga fshati Kalishte, të cilët ngarkohen për veprën penale – shitje të pa autorizuar të drogave, substancave psikotrope dhe prokusorëve.
Të akuzuarit më 12 prill në fshatin Zubovce, kanë blerë dhe shitur kokainë.

Tek njëri i dyshuar janë gjetur 12 paketime në vlerë prej 4.83 gram, derisa te tjetri 2 paketime me 0.77 gram.
Prokuri publik i prokurorisë publike në Gostivar ka parashtruar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit.