Në rrugën Industriale në Gostivar, në njërën nga banesat e reja kolektive ka ndodhur një rast tr*agjik. Një person i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vd*ekur në banesën ku jetonte i vetëm.
Dyshohet që personi ka ndërruar jetë para dy ditëve, prej kur nga ana e fqinjëve nuk është parë duke hyrë apo dalur nga banesa.
Ka qenë kundërmimi i ku*fomës që ka ngjallur dyshimet që diçka ka ndodhur brenda banesës ku jetonte i ndjeri, pas çka, ata kanë den*oncuar rastin në Polici, Zj*arrfikësit dhe Ndihmën e shpejtë.
Është dashur që të mbërri prokurori publik në vendngjarje që zja*rrfikësit dhe policia të ndërhyjnë në hapjen e derës hyrëse të banesës. Pasi është hapur dera, është konstatuar që banori i banesës ka ndërruar jetë.