Gostivar, një kompani mashtron çiftin bashkëshortor

Një banor 39 vjeçar nga një fshat i Gostivarit, dje (06-prill) në SPB Tetovës ka raportuar se bashkë me bashkëshorten e tij kanë qenë të mashtruar dy-tre muaj më parë nga një person nga Gostivari, i cili u ka premtuar se do t’u sigurojë leje pune në Gjermani përmes një kompanie dhe të cilit i kanë paguar një shumë të caktuar parash, por se në atë kompaninë, ku më vonë është drejtuar gruaja e tij, i kanë thënë se për të nuk posedojnë një kontratë pune. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.