Gostivar, një grua bashkë me vajzën e saj të mitur lëndohen rëndë, pasi porta e shtëpisë kishte rënë mbi ta

MPB njofton se me datë 03.07.2024 në ora 15:22 në SPB-Tetovë nga Departamenti Urgjent në Qendrën Mjekësore të Gostivarit është raportuar se janë sjellë M.Sh. (28) dhe vajza e saj e mitur nga Gradeci i Gostivarit, të cilat kishion pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që porta e shtëpisë pronë e R.Sh. kishte ra mbi ta. Inspektimi në vend është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.