Gostivar, një femër nga Vrutoku kapet duke vjedhur në stacionin e autobusëve

Prokuroria Publike e Gostivarit ka parashtruar propozim akuzues për dy persona, njëri nga të cilët ngarkohet për vjedhje të rëndë, ndërsa tjetri për bashkpunim në veprën penale.
E akuzuara 28 vjecarja banore e fshatit Vrutok, më 7 janar, ka vjedhur në objektin e stacionit të autobusëve në Gostivar. I akuzuari i dytë i moshës 62 vjece e ka ndihmuar të parën dhe e ka këshilluar për mënyrën se si të vepronte.
Si e punësuar tek i dëmtuari, ai i kishte treguar se ku janë celësat e hapsirave.
Të dytë se bashku janë drejtuar te biletaria, ku e akuzuara së pari ka marrë një telefon Ajfon 5 dhe më shumë celësa. Në momentin që nuk ka arritur të gjej celës adekuat të hap derën e njërës nga hapsirat e ka goditur me forcë dhe ka marrë 5000 denarë.