Në fshatin Çegran të Gostivarit një 17-vjeçar ka përfunduar me plagë në këmbë, pas një zënke me thikë që e ka pasur me një moshatar të tij, njofton Portalb.mk
Siç informojnë nga SPB Tetovë, 17 vjeçari mbrëmë rreth orës 21 në klub për lojëra argëtuese në Çegran, është përleshur fizikisht me një moshatar të tij, kurse më pas nga pantallonat ka nxjerrë thikë dhe e ka sulmuar moshatarin e tij në këmbën e majtë.
Në vendin e ngjarjes është kryer vëzhgim nga SPB Tetovë, ndërkaq personat e përfshirë në dhunë janë kapur ndërkaq thika është marrë për ekspertizë.