Gostivar: Një 55-vjeçar gjendet i vde*kur në një banesë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në një banesë në rrugën “JNA” në Gostivar është gjetur i vdekur një 55-vjeçar. Nga SPB shtojnë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekje pa shenja dhune.

“Dje (16-janar) në ora 10:00 në SPB-Tetovë është raportuar se 55-vjeçari Sh.H nga Gostivari është gjetur i vdekur në banesë në rrugën “JNA” në Gostivar, vdekjen pa pasur shenja dhune e ka konstatuar mjeku nga ndihma e shpejtë. Është kryer inspektimi nga ekipi i DPB-Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik do të kryhet autopsi”, thonë nga SPB-Tetov.