Gostivar, mashtruesit i marrin 3.800 euro një të moshuari

Më 09.05.2022, në ora 19.00 orë në stacionin e policisë së Gostivarit, personi 25-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, ka raportuar se babai i tij ishte mashtruar nga personat R.F. dhe H. nga Gostivari. Sipas raportit, ata kishin premtuar për të ndihmuar në një procedurë gjyqësore dhe se me anë të transferimit të parave nga Italia babai i tij kishte dërguar 3.800 euro personit R.F., por i njëjti është dënuar me tre vjet burg në mungesë. Spas raportit, në muajin shkurt të vitit 2022, kur babai i tij po kthehej nga Italia, është arrestua në pikën e kalimit kufitar.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.