Gostivar, i riu e rreh nënën e tij, e bën për spital

MPB ka njoftuar se me datë 20.10.2024, në ora 06:15, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar në rrugën ,,Bregu i Vardarit” kanë privuar nga liria L.M.(19) nga Prilepi, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar, i cili është raportuar nga nëna e tij 35- vjeçare, se pas një debati verbal para pallatit ku banojnë e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Qendrën mjekësore në Gostivar. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.