Një njeri pa shenja jete është gjetur në një ulëse përballë Qendrës për kulturë në Gostivar. Bëhet fjalë për I.Z. 61 vjeçar nga Gostivari.
Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga policia nga ku theksojnë se në vendin e ngjarjes ka dalë prokuroi publik, përfaqësueses të MPB Gostivar dhe mjekët e Ndihmës së shpejtë.
Sipas informatave të para, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, po hetohen shkaqet e vdekjes.