Gostivar, dy burra e rrahën pronarin e lokalit, përfundojnë në burg

Dje (20-prill) në ora 20:35 në rrugën “Dimitar Vlahov” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë– Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat Z.D. (60) dhe B.B. (61) nga Gostivari, të cilët rreth orës 18:45. janë raportuar nga personi A.N. (64) nga Gostivari se e kishin sulmuar fizikisht në lokalin e tij në rrugën ,,Tode Bogdanovski“ në Gostivar.
Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj dy personave të përfshirë do të përgaditen parashtresa përkatëse.