Gostivar, burri rr*eh gruan, ajo e paraqet në polici

Mbrëmë rreth 02 orë e 50 minuta, efektivët policor të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria personin E.S. (37) nga Gostivari,

për shkak të dyshimeve i njëjti më herët në shtëpinë e tyre e kishte sul*muar fizikisht dy herë gruan e tij 35 vjeçe.

“I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes”, thonë nga policia.