Dje rreth orës 16.00 në Stacionin policorë Gostivar, është raportuar se personi N.D. nga Gostivari ka rënë nga dritarja e ndërtesës në të
cilën ka jetuar, deri sa ka qenë duke kryer rregullimin e rrolesë në banesën e tij.
Ai është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad“ në
Gostivar, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.