Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, mbrëmjen e djeshme (03-maj) rreth orës 20:30 kanë arrestuar 26-vjeçarin L.M. nga Forina e Gostivarit, i cili paraprakisht kishte qenë i denoncuar nga një punonjëse 48-vjeçare në një kazino në rrugën ,,Borce Jovanovski“ në Gostivar se e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 17.00. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa pak më vonë L.M. në SPB Tetovë ka raportuar se në të njëjtën kazino rreth orës 20.00 ka qenë i sulmuar fizikisht nga një person.