Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se me datë 10.09.2022, në ora 13:25 në fshatin Dobri Dol, Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria E.A.(26) nga fshati Dobri Dol.
Sipas MPB ai dyshohet se së bashku me E.F.(21) po nga i njëjti fshat, i cili po ashtu është arrestuar rreth orës 17:30, kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt ndihmës në pronë private në fshat, gjatë së cilës ata kanë marrë disa sende. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave në fjalë, do të vijojë kallëzim përkatës./KlanMacedonia