Dje (02-shkurt) në ora 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, vetura “Renault” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 54-vjeçari N.A. nga Raven i Gostivarit, ka aksidentuar këmbësoren 48-vjeçare B.B. nga Gostivari dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku është transferuar për ndihmë mjekësore. Inspektimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivarit.