Gostivar! 54-vjeçari sulmon kolegen e saj

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme ka pasur incident mes dy kolegëve në një institucion arsimor në Gostivar.

“Një grua dyzet vjeçare nga Gostivari dje në ora 17.00 në SPB Tetovë ka raportuar se dje (21-shkurt) më pak se një orë para raportimit në vendin e punës në një institucion arsimor në Gostivar ka qenë e sulmuar fizikisht nga kolegu i saj T.E. 54-vjeçar. Rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj të denoncuarit T.E. do të vijojë një parashtresë përkatëse”.