Gostivar, 29 vjeçari rrahu prinderit e tij

Dje (06-mars) rreth orës 16:40, zyrtarë policorë të SPB Tetovë–Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, kanë privuar nga liria 29-vjeçarin I.B. nga Gostivari, i cili rreth orës 14.00 në banesën familjare kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij. Sipas raportit ai gjithashtu gjatë sulmit kishte përdorur një mjet metalik, me të cilin kishte lënduar babain e tij.
Po zbardhet dhe dokumentohet çështja, kurse ndaj personit I.B. do të vijojë një parashtresë përkatëse.