Gostivar, 20 vendime për izolim si pasojë e Covid-19


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave për periudhën 09/10.08.2020, për mos mbajtje të maskave mbrojtëse janë lëshuar urdhra për kundërvajtje kundrejt 73 personave nga rajoni i Pollogut, respektivisht 49 persona nga Tetova, kurse 24 persona nga rajoni i Gostivarit.

Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror ka dhënë urdhër për izolimin e 20 personave nga rajoni i Gostivarit, si pasojë e pandemisë Covid-19. SPB-Tetovë njofton se janë kontrolluar 587 persona me vendim për izolim dhe se nuk janë vërejtur parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.