Gordana Siljanovska-Davkovka akoma nuk e ka deklaruar pasurinë e saj !

Gordana Siljanovska-Davkovka nuk dihet se sa pasuri ka. Profesoresha universitare nuk ka të dorëzuar listën anketuese të pasurisë në Komisionin Antikorrupsion, pasi që ajo deri tani nuk ka qenë e obliguar, pasi që nuk ka kryer ndonjë funksion zyrtar në institucione, përvec që ka qenë ministre në vitin 1992 për një periudhë të shkurtër, por atëkohë kjo nuk ishte obligative.

Ajo aktualisht është e punësuar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi dhe jeton në Shkup. Siljanovska – Davkova është nga Ohri dhe se supozohet se posedon pasuri të trashëguar edhe në Ohër. Mirëpo kjo askund nuk është evidentuar. Në debatet e para televizive ajo u pyet për pasurinë e bashkëshortit të saj, sidomos për një “free shop”, për të cilin është marrë licenca për punë në kohën kur Siljanovska – Davkova ka qenë ministre pa portofol. Megjithatë ditëve të ardhshme, Siljanovska- Davkova pritet të flas për pasurinë e saj.