Google mohon se ka ndryshuar pamjet satelitore të vendeve ushtarake ruse

Kompania teknologjike, Google, ka mohuar të ketë bërë ndryshime në imazhet e saj satelitore të vendeve ushtarake ruse, pas pretendimeve që janë shpërndarë në rrjetet sociale se ka pamje të paqarta të pikave të caktuara.
Disa llogari të inteligjencës kanë deklaruar të hënën se Google i ka fshehur objektet ushtarake të Rusisë në shërbimet e saj Google Earth dhe Maps, raportoi BBC-ja.

Kjo kompani ka deklaruar se nuk i ka fshehur ato dhe se objektet e imazhet me rezolucion të lartë të vendeve dhe pajisjeve ushtarake të Moskës janë të disponueshme për publikun prej vitesh.
Përmes një postimi në Twitter, kompania ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se “nuk ka bërë ndonjë ndryshim në imazhet satelitore në Rusi”.