Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka qenë cak i reagimeve të shumta së fundmi në lidhje me një lajm që ai shpërndau në rrjetin social Twitter. Reperi i cili ndër vite ka dëshmuar se është një mysliman i devotshëm dhe ka realizuar shumë këngë me motive fetare, ka bërë një shkrim për ndjekësit e tij në InstaStory, duke mos hezituar ta quajë edhe “gomar” ambasadorin aktual.
“Qëndrim gomari, ambasador në Francë paska fy profestin tonë Muhamedin A.S. Lus Ministren e Punëve të Jashtme, motrën Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë, dhe kur të kthehet në Kosovë le të merret drejtësia me të. Qëndrim ‘llaskuci’ kur e përfaqëson një popull mysliman atje e ja fyen profestin atëherë Zoti ta dashtë hakun ashtu siç ke kërkuar. Marre të qoftë”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.
Lidhur me ngjarjen e shumë komentuar të gjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga vet Gashi apo MPJ.