Gold AG tregon çfarë ndodhi pas marrjes në pyetje nga policia


Gold AG, ditën e djeshme, është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës lidhur me projektin e tij të fundit të titulluar “Shkronjat e Arta”.

Meqë tashmë njihet për tekstet dhe këngët e tij patriotike, artisti shqiptar edhe këtë këngë ia kishte dedikuar UÇK-së, në të cilën ka përmendur edhe ish- këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashin, për deklaratat që bëri ditë më parë.

Projekti u cilësua si nxitje dhe përçarje, por që pas intervistimit reperi u lirua në procedurë të rregullt. Menjëherë pas kësaj ai ka falenderuar të gjithë fansat për mesazhet dhe përkrahjen, përmes një postimi në ‘InstaStory’.

“Po dine se pa dallim ju çmoj se jeni një dhuratë e madhe nga Zoti. Ai deshi që unë të jem vec një djalë i vetëm, por dashnia e juaj më bën të ndihem se çdo shqiptar/e e kam vëlla e motër. Faleminderit shqipet e mia anembanë botës. Ju dua”, ka shkruar krahas fotos reperi nga Presheva.