Arian Agushi, i njohur me nofkën artistike Gold AG, ka shkuar në Hagë për vizitë. Ai ka thënë se atje ka takuar Rexhep Selimin.
Agushi këtë e ka njoftuar me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, kurse ka thënë “T’fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari”.
“Takim me vëllaun e zemrës Rexhep Selimin. T’fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari. U pafshim n’Kosovën e lirë”, ka shkruar Gold Ag.
Selimi dhe të tjerët po qëndrojnë në dhomat e paraburgimit tash e katër vite.