Gold Ag: Mbrëmë policia greke më ndalën dhe më mbajtën të mbyllur deri sot në mëngjes – arsyeja këngët e mia


Këngëtari Arian Agushi i njohur si GOLD AG ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate kishte arritur në Athinë, dhe në kontrollën e pasaportave u ndalua nga policia greke të cilët e mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.

Gold Ag ka njoftuar se autoritetet greke i kanë ndaluar hyrjen në këtë shtet, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Lajmërim për shqiptarët në Greqi

Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.

Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.

Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.

Shpresoj që shihemi herav tjera.

Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se …
S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR 🇦🇱❤️