Gold Ag: “Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi”

Gold Ag pas daljes nga Spitali i lindjes ndanë urimet për stafin!

Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha.Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ❤️ 30.11.2020