Gold AG: Ata që reaguan për odë e kuzhinë, përse po heshtin për xhaminë (FOTO)

Ditën e djeshme (e hënë) ka ndodhur një sulm në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.
Lidhur me akuzën e ‘aktit terrorist’ është arrestuar Rudolf Nikolli, i cili siç raportohet vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Reagimet ndërkohë në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke përfshirë këtu edhe të famshmit shqiptarë.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG.

<figure

I njëjti ka bërë një deklaratë duke thënë se përse të tjerët po heshtin për xhaminë, gjersa ditë më parë për një deklaratë tjetër për odë e kuzhinë reaguan thuajse të gjithë.
“Ata që reaguan për odë e kuzhinë, përse po heshin për xhaminë?”, thuhet në postimin e 35 vjeçarit.