Nike ka vendosur që t’i jap fund bashkëpunimit me Neymarin pas 15 vitesh që kishin marrëveshje.
Brendi amerikan ka njoftuar se ata dëshirojnë të përfundojnë marrëveshjen me yllin e Parsin Saint Germainit me 31 gusht të këtij vitit.
“Neymar Jr nuk do të jetë më pjesë e Nikes pas 31 gushtit, 2020”, thuhet në njoftimin e kompanisë botërore për veshmbathje.
Nike nuk ka dashur të zbulojë arsyen se përse ka shkëputur marrëveshjen me 28-vjeçarin, mirëpo që besohet se ai ka shkelur marrëveshjen që kishin.
Por, Neymar nuk do të mbetet shumë gjatë pa sponsor, shkaku që Puma tashmë është vënë në kontakt me të.